
Asistent/e për burime njerëzore (HR Assistant)
Punë-Orari 100% @CareerPath KS Postuar 12 orë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 10643
-
Career Level Manager
-
Experience 2 Years
-
Industry Development
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Përgjegjësitë kryesore:
-
Të mbështesë proceset e përditshme të departamentit të burimeve njerëzore.
-
Të ndihmojë në proceset e rekrutimit (publikim shpalljesh, përzgjedhje CV-sh, organizim intervistash).
-
Të mirëmbajë dokumentacionin e punonjësve dhe bazën e të dhënave të stafit.
-
Të ndihmojë në përgatitjen e kontratave, certifikatave të punës dhe dokumenteve të tjera zyrtare.
-
Të asistojë në proceset e trajnimeve, vlerësimeve të performancës dhe planifikimit të stafit.
-
Të ndihmojë në administrimin e pushimeve, orëve të punës dhe përfitimeve të punonjësve.
-
Të sigurojë përputhshmëri me politikat e brendshme dhe ligjin e punës.
-
Të mbështesë komunikimin e brendshëm midis departamenteve dhe stafit.
Kualifikimet:
-
Diplomë universitare në Menaxhim, Burime Njerëzore, Ekonomi ose fusha përkatëse.
-
Përvojë pune e mëparshme në administratë ose HR është përparësi.
-
Njohuri të përgjithshme për praktikat dhe procedurat e HR.
-
Aftësi shumë të mira organizative dhe kujdes ndaj detajeve.
-
Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
-
Njohuri të gjuhës angleze (nivelet tjera janë përparësi).
-
Njohuri të programeve MS Office (Word, Excel, Outlook).
Ne ofrojmë:
-
Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
-
Pagë konkurruese dhe përfitime shtesë.
-
Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional në fushën e HR.
-
Përfshirje në projekte zhvillimore dhe strategjike të kompanisë.
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Këshilltar/e Ligjor/e
- @ WorkWise Consulting
- Gostivar, Maqedonia e Veriut