
Ekonomist/e Financiar/e
Punë-Orari 100% @TeknoLogic Postuar 21 orë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 10875
-
Career Level Manager
-
Experience 2 Years
-
Industry Finance
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Përgjegjësitë kryesore:
-
Analizon të dhënat financiare të kompanisë dhe harton raporte të detajuara për menaxhmentin.
-
Mbikëqyr proceset e financave, buxhetimit dhe planifikimit financiar.
-
Siguron respektimin e procedurave financiare dhe standardeve kontabël.
-
Ndihmon në përgatitjen e buxheteve vjetore dhe parashikimeve financiare.
-
Identifikon mundësi për optimizim të kostove dhe përmirësim të performancës financiare.
-
Bashkëpunon ngushtë me departamentin e kontabilitetit dhe menaxhmentin për vendimmarrje strategjike.
-
Siguron përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret financiare të vendit.
Kualifikimet:
-
Diplomë në Ekonomi, Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
-
Përvojë pune si Ekonomist/e Financiar/e ose në role të ngjashme (minimum 1–2 vite përparësi).
-
Njohuri të mira të kontabilitetit, financave dhe analizës financiare.
-
Aftësi analitike, planifikimi dhe zgjidhjeje e problemeve.
-
Njohuri kompjuterike (Excel, MS Office) dhe programe bazë financiare.
-
Aftësi të mira komunikimi dhe punë në ekip.
-
Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
Ne ofrojmë:
-
Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
-
Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime të specializuara.
-
Pagesë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë.
-
Punë me projekte sfiduese dhe mundësi avancimi.
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Zyrtar/e për Rrezik Financiar
- @ JOBCENTER direct
- Podujeva, Kosovë