Electricist/e

Punë-Orari 50% @Illyrian Green Energy
  • Rahovec, Kosovë Shiko në Hartë
  • Data e postimit : 17 Tetor, 2025
  • Aplikoni para : 30 Dhjetor, 2025
  • 0 Aplikacioni(et)
  • Pamje 9
Punë me email

Detajet e punës

  • ID e punës 10928
  • Career Level  Manager
  • Experience  Less Than 1 Year
  • Industry  Development
  • Qualifications  Diplomë
jobcenter

Përshkrimi i punës

Përgjegjësitë kryesore:

  • Instalimi, mirëmbajtja dhe riparimi i sistemeve elektrike në ndërtesa, fabrika dhe ambiente të ndryshme.

  • Leximi i planeve dhe skemave elektrike për zbatimin korrekt të instalimeve.

  • Diagnostikimi i problemeve elektrike dhe ofrimi i zgjidhjeve efektive.

  • Sigurimi i funksionimit të pajisjeve elektrike dhe sistemit të energjisë sipas standardeve të sigurisë.

  • Përgatitja dhe mirëmbajtja e dokumentacionit teknik për çdo punim të kryer.

  • Bashkëpunimi me ekipin teknik dhe ndjekja e udhëzimeve të projektit për përfundimin e punimeve në kohë dhe me cilësi.

Kualifikimet:

  • Diplomë/Certifikatë si Elektricist/e ose kualifikim i ngjashëm teknik.

  • Përvojë e mëparshme në punë elektrike (instalime, mirëmbajtje, riparime).

  • Njohuri të mira të standardeve të sigurisë dhe procedurave elektrike.

  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të menaxhuar projektet në kohë.

  • Njohuri bazike të leximit të skemave dhe përdorimit të mjeteve elektrike.

Ne ofrojmë:

  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.

  • Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional.

  • Pagë konkurruese dhe shpërblime bazuar në performancë.

  • Mundësi për avancim në karrierë brenda kompanisë.

Side Promo

Aftësitë e kërkuara

Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë