Montues/e Video dhe Audio
Punë-Orari 50% @Creative Ink Postuar 21 orë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 11245
-
Career Level Manager
-
Experience Less Than 1 Year
-
Industry Development
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Përgjegjësitë kryesore:
-
Montimi dhe përpunimi i përmbajtjes video dhe audio për televizione, rrjete sociale, web, ose projekte të tjera mediatike.
-
Përgatitja e materialeve finale duke përdorur softuer profesional si Adobe Premiere, Final Cut Pro, After Effects, Audition etj.
-
Bashkëpunimi me ekipin kreativ për të siguruar cilësinë dhe përshtatjen e materialit sipas kërkesave të projektit.
-
Përmirësimi i tingullit, ngjyrave dhe efekteve vizuale për të arritur një produkt profesional.
-
Ruajtja e organizimit të skedarëve dhe dokumentacionit të projekteve.
-
Përmbushja e afateve të caktuara të projekteve dhe respektimi i standardeve të kompanisë.
Kualifikimet:
-
Diplomë në Media, Film, Audiovizual, Komunikim ose fushë të ngjashme.
-
Eksperiencë e mëparshme si montues/e video dhe audio është e preferueshme.
-
Njohuri të avancuara të softuerëve për montim dhe përpunim (Adobe Premiere, After Effects, Audition, Final Cut Pro, etj.)
-
Aftësi për të punuar në mënyrë kreative dhe efektive në ekip.
-
Aftësi për të menaxhuar kohën dhe për të përmbushur afatet e projekteve.
-
Njohja e gjuhës angleze është një avantazh.
Ne ofrojmë:
-
Mjedis profesional dhe kreativ pune.
-
Mundësi zhvillimi dhe trajnimesh të vazhdueshme.
-
Pagesë konkurruese dhe shpërblime sipas performancës.
-
Kontratë afatgjatë dhe stabilitet në punë.
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Producent/e Emisionesh
- @ TalentBridge Kosovo
- Prishtinë, Kosovë


