Metal Teknika Asllani

  • Social Links:

Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 174
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Metal Teknika Asllani është kompani e specializuar në kryerjen e punimeve të konstruksioneve të LARTA dhe të ULTA nga Çeliku.

Bëjmë përpunimin me prerje, lakim, shpim dhe saldimin e të gjitha llojeve të metaleve me trashësi të ndryshme.

Themelet e kompanisë datojnë nga viti 1963 me emrin LLAMARINË PUNUES MORAVA.

Motivi i emërtimit erdhi nga rajoni i prejardhjes së themeluesit të saj Hasim Asllani.

Pas një pune të suksesshme dhe kreative, kjo kompani mori hov të zhvillimit duke e ri- dimensionuar profilin e saj në të gjitha sferat.

Në kohën e ri-profilizimit, kjo kompani emërohet METAL TEKNIKA ASLLANI, emër të cilin e mban edhe sot me plot krenari dhe mburrje për sukseset e saj ndër vite.

Përvoja e fituar në kohë e bën këtë kompani mire të organizuar dhe me një staf shumë profesional, duke vazhduar kështu të krijoj vende të reja pune dhe të avancoj furishëm drejt zgjerimit.

Veprimtarite e Kompanise / Company Activities

  • Eksport – Import i mallrave të Hekurit dhe Metaleve me ngjyrë
  • Përpunimi i hekurit me Prerje, Lakim, Saldim, Shpim, etj…
  • Konstruksione të Larta dhe të Ulëta
  • Porosi të Ndryshme
  • Prodhim i të gjitha llojeve të profileve të metalit për industrinë e prodhimit të dyerve dhe dritareve të plastikes.
  • Prodhimi i të gjitha llojeve të profileve nga metali me trashësi deri 5[mm] dhe diameter Ø 127[mm].
  • Prerje e llamarinave në shirit.
SMART LLC