Përmbledhje

  • Sektorët Ushqime / Pije
  • Punë të postuara 0
  • Parë 321
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Projektimi i Birra Peja ka filluar ne vitin 1968 dhe startimi i fabrikës së Birra Peja daton në Maj të vitit 1971. Birra Peja ka qenë fillimisht nën menagjimin e regjimit jugosllav, ndërsa një pjesë e punëtorëve kanë qenë edhe Shqipëtar. Me perfundimin e luftës në Kosovë fabrika e birrës Peja ka dalur në privatizim dhe në vitin 2006 është privatizuar dhe ka kaluar ne pronësi Sllovene. Në atë kohë kanë filluar të bëhen investime të ndryshme rreth maqinerive dhe rritjes së kapacitetit të prodhimit.Birra Peja në vitin 2014 ka ndryshuar pronësi si dhe shumicen e menxhamentit te larte te saj.  Në po ate vit kanë filluar investimet më të mëdha që ndonjëherë fabrika e Birra Peja i ka pasur. Kjo ka ndodhur duke investuar në maqineri, në kapitalin njerëzor si dhe kualitetin e Birra Peja. Sot Birra Peja është birra me e shitur në Kosovë dhe posedon kualitetin më të lartë ndaj birrave tjera që gjenden në tregun e Kosovës, e gjitha kjo falë investimeve të bëra nga pronësia e re.

Ne prodhojmë këto lloje të birrës: Birrën Pilsner, Birrën Zero, Birrën Crudo, Birrën Lager, Birrën pa alkohol, Birrën Ipa (e kuqe), Birrën e zezë e të tjera.

SMART LLC