Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 217
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Kompania “Fetoshi” është themeluar në vitin 1990 nga Nexhmedin Fetoshi dhe Ruzhdi Kryeziu me lokacion në Xërxe-Rahovec. Në atë kohë veprimtaria kryesore e “Fetoshi-t” ishte tregtia e materialit ndërtimor, ndërsa aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse për prodhim dhe tregtim të materialeve ndërtimore dhe izoluese.  Në atë kohë veprimtaria kryesore e “Fetoshi-t” ishte tregtia e materialit ndërtimor, ndërsa aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse për prodhim dhe tregtim të materialeve ndërtimore dhe izoluese.

Duke parë dhe përcjellë nevojat e kohës në vitin 1994 kompania “Fetoshi” arriti të hyjë edhe në laminë e tregtimit të derivatëve të naftës, ku fillimisht hapi pikën për shitje me shumicë dhe pakicë të naftës dhe benzinës në fshatin Xërxe. Në vitin 2002 kompania “Fetoshi” arriti të hap një ndër Fabrikat më moderne për prodhim të Styroporit me tekonologji të avancuar Gjermane. Të arriturat e kompanisë vazhduan edhe më tutje ku në vitin 2007 ku u investuaa në fabrikën e re per prodhim të Styroporit të quajtur “EURO FAT” e cila posedon teknologji Gjermane, saktësisht “ErlenbachMachine” dhe ndodhet në objektin e (ish Ndërmarrjes “18Nentori” në fsh.Xerxe)

Gjatë vitëve 2009-2011 kompania vendosi të zgjerohet në laminë e tregtimit të derivatëve të naftës ku arriti të hapë edhe tre pika tjera për shitje me pakicë dhe shumicë të cilat quhen “FAT OIL” shpk (­­ish AGRO TEKNIKA) dhe ndodhen në fshatrat: Xërxe, Fortesë dhe Ujëz .

Partneriteti i shëndoshë i pronarëve ndër vite, rezultoi që në vitin 2012 të bëhet themelimi i ndërmarrjes “Fat Group” me seli në Prizren, e cila merret me ndërtimin e komplekseve afaristo-banesore. “Fat Group” e cila mbart në vetë ekipet e specializuara për ndërtimeve të larta arriti të ndërtoj njërin ndër komplekset afaristo-banesore më të bukur dhe më funksional në qytetin e Prizrenit. Ky është vetem një fillim i mbarë për kompaninë “Fat Group” e cila në të ardhmen do të ndërtoj edhe shumë objekte afaristo-banesore të cilat do ta zbukurojnë edhe më shumë qytetin e Prizrenit.

SMART LLC