Përmbledhje

  • Sektorët Shërbime
  • Punë të postuara 0
  • Parë 582
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Libraria “Dukagjini” filloi punën më 4 Maj të vitit 2000.

Sot në librarinë “Dukagjini” gjenden mbi 49.000 tituj botimesh nga autorë vendorë dhe të huaj. Botime në gjuhët kryesore të botës; shqip, anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, frëngjisht dhe gjuhë të tjera. Botime të zhanreve të ndryshme, për të gjitha moshat.

Botime në shumë gjuhë edhe për vizitorë/lexues të nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë dhe punojnë në Kosovë apo që thjesht si turistë qëndrojnë për pak kohë në vendin tonë. Vendndodhja e librarisë “Dukagjini” bën që ata të cilët e vizitojnë Prishtinën për hërë të parë ta kenë para sysh edhe sheshin “Nënë Tereza” duke qenë zonë shumë e frekuentuar e nxjerr në pah edhe librarinë si vlerë në mes të kryeqytetit.

Libraria “Dukagjini” me kalimin e viteve është kthyer në një mekanizëm praktik në të mirë të lexuesve.

Në një hapësirë prej 500m2, rrethuar me rafte të mbushura me libra, enterier modern, dy galeri plot ngrohtësi, këndet e leximit dhe hapësira të veçanta që shfrytëzohen për ceremoni të promovimeve të ndryshme dhe aktivitete që mund të bëhen në librarinë “Dukagjini”.

Libraria “Dukagjini” për të gjithë blerësit kujdeset që titujt e kërkuar të dalin në shitje me çmime sa më të arsyeshme, që të mund të blihen nga të gjithë. Në mënyrë konstante aplikon sistemin e zbritjeve si në raste festash apo edhe për ditë të caktuara, shpeshherë edhe pa ndonjë arsye të posaçme apo datë të shënuar, vetëm për të respektuar dhe gëzuar lexuesit e saj.

SMART LLC