Përmbledhje

  • Sektorët Tregti
  • Punë të postuara 0
  • Parë 276
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Historia e suksesit të mobilerisë Palma filloi në vitin 2000 në qytetin e Vitisë, ku nga një magazinë e thjeshtë në hapsirë prej 700 metra katrorë, me sukses bëhej shitja me shumicë dhe pakicë e mobiljeve të importuara nga Italia. Kërkesa e madhe për furnizim me shumicë shtyu që Palma në vitin 2004 të zgjerohet edhe më shumë në një hapsirë prej 2500 metra katrorë. Pas 6 viteve pune të suksesshme Palma tashmë kishte fituar besimin e konsumatorëve duke ofruar gjithmonë produkte cilësore dhe dizajne unike të mobiljeve. Me qëllim që të jetë sa më afër klientëve zgjeroi aktivitetin e saj dhe në vitin 2006 hapi showroomi-n e pare në qytetin e Vitisë në një hapsirë prej 1300 metra katrorë. Gjatë kësaj periudhe shtrirja e kompanisë kaloi edhe kufinjtë e Kosovës dhe në vitin 2013, u hap pika e parë në shtetin e Zvicrës, në Spreitenbach, në një hapsirë prej 3200 metra katrorë. Hapja e kësaj pike bëri Palman të jetë kompania e vetme Kosovare që operonte në shtetin Zvicran në industrinë e mobiljeve.

Mobileria Palma zgjeroi edhe më tej aktivitetin e saj në vitin 2015 duke investuar në fabrikën prej 40.000 metra katrorë në qytetin e Gjilanit ku filloi me prodhimin e kuzhinave. Zgjerimi i kapacitetit të prodhimit bëhet çdo vit paralelisht me zhvillimin e teknologjisë duke arritur kështu një kapacitet prodhimi prej 10.000 kuzhinave në vit gjë që mundëson të jetë lider në shtetet e Ballkanit. Palma sot është e shtrirë në 60,000 metra katrorë dhe ka mbi 200 punëtorë.

Për një kohë shumë të shkurtë mobileria Palma arriti që të bëhet prodhuesi më i madh i kuzhinave në Ballkan. Për të ndjekur trendet e fundit, ne morrëm pjesë në shumë panaire në shtete të ndryshme të Europës. Pjesëmarrja e parë në panaire ishte në vitin 2016 në “Imm Colgone” në Koln të Gjermanisë në një hapsirë prej 150 metra katorë. Kjo ishte edhe pikënisja e eksporteve tona për shumë vende të Europës. Palma eksportohen në 17 vende të botës përfshirë Zvicrën, Gjermaninë, Austrinë, Dubain, Francën, Belgjikën, Greqinë e Izraelin. Krahas eksporteve ne kemi arritur të bashkpunojmë në projekte të ndryshme me rrjete të hoteleve me renome botërore siç janë: Marriot Hotel, Bowfield, Cruachan, Hotel Stirling, Hotel Crown Plaza.

SMART LLC