
Graniti
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 28
Përshkrimi i kompanisë
GRANITI&CO është një kompani me përvojë të gjatë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjërë në prodhimin dhe shitjen e produkteve në fushën e ndërtimit.
Sot Graniti & CO ka disa fabrika ku zhvillon disa veprimtari në kuadër të saj:
Fabrika e llaqeve dhe ngjyrave – ku sot kemi një gamë të gjerë të produkteve siç janë: Fasada dekorative, Fasada dhe ngjyra me përbërje silikoni, ngjitësit për pllaka dhe polisteroli, hidroizolimet, ngjyra për ambiente të brendshme dhe të jashtëm, dhe shumë produkte të tjera.
Duke i kushtuar rëndësi të veçante cilësisë së produkteve, ne realizuam investime të mëdha edhe në ndërtimin e minierës së gurit, ku në mënyrë të përkryer bëhet nxjerrja, përzgjedhja dhe përpunimi cilësor i gurit si lëndë e pare për produktet tona.
Pothuajse në të njëjtën periudhë, investimet tona vazhduan edhe në Fabrikën e përpunimit të gurit në mikrogranulate dhe granulate te madhësive dhe llojeve të ndryshme që shërbejnë poashtu si lëndë e parë për procesin e prodhimit.
Dhe në fund realizuam edhe një premtim për klientët tanë, Fabrikën më moderne për prodhimin e produkteve të polisterolit në rajon, ku për herë te parë kemi prodhimet më cilësore të sistemit të termoizolimit, Polisterol të bardhë dhe ngjyre hiri, Panelat e polisterolit të laminuara për sistem të ngrohjes qendrore dhe dekoret e polisterolit për përdorim në ambiente të brendshëm.