Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 6
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Sukseset në veprimtarinë e gjerë prodhuese në vitet e ’91-ta, bënë zgjerimin e programit prodhues dhe shërbyes në një nivel akoma më profesional.

Ky vit shënoi edhe fillimin e punës së fabrikës Gërlica, me seli në Babush të qytetit të Ferizajt. Kështu duke e rritur akoma më shumë nivelin prodhues, krahas edhe kërkesave të tregut për prodhimet cilësore me standardet ndërkombëtare.

Prodhimtaria përfshinte gamën e gjerë prodhuese të: kubëzave të betonit, elementeve të betonit, gurëthyesit. Në po këtë vit po ashtu Gërlica filloi ta zgjeroj veprimtarinë edhe në ndërtimet e rrugëve, kryesisht në ndërtimet e ulëta.

Gërlica falë punës së treguar ndër vite, arriti të pozicionohet në vetëdijen e shumë klientëve të cilët besuan punën për implementimin e projekteve të ndryshme, si dhe blerjen e prodhimeve të standardeve ISO 9001.

Nw vitin 2013 u zgjerua akoma më shumë prodhimtaria prodhuese e: tubave të plastikës të brinjëzuar, prodhimin e tubave për ujëra të zeza, si dhe prodhimin e tubave të ujësjellësit.

Zgjerimi i prodhimtarisë solli edhe kërkesë të madhe të projekteve ndërtuese të ujësjellësit, dhe kanalizimit. Kështu duke e bërë Gërlicën të jetë lider në ndërtim dhe prodhim.

SMART LLC