
Mix Product
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 87
Përshkrimi i kompanisë
Mix Product SHPK është kompani e re në territorin e Kosovës. Që nga themelimi i kompanisë operojmë në industrinë ushqimore duke u marë me përpunimin e frutave dhe perimeve. Sellia e kompanisë eshtë e vendosur në Prizren, në Kosovë. Kompania ka rreth 20 punëtor të përhershëm, megjithatë ofrohen gjatë sezonës verore dhe punët sezonale, me qëllim e mbështetjes se tregut lokal të punës.
Teknologjia e prodhimit është e bazuar në recetat tradicionale. Kompania jonë ofron asortiment të gjerë të produkteve. Ofrojmë mbi 30 produkte të ndryshme siç janë: majonez dhe salcat majoneze, ketchupet, salcat nga pureja e domateve dhe perimeve të tjera. Gjithashtu prodhojmë marmellatë me përbërje të lartë të frutave, karakteristikë që ndikon në shijën, aromën, ngjyrën dhe i bën produktet tona të dallohen nga ofertat tjera në treg.
Hap pas hapi kemi zgjeruar asortimentin tonë të prodhimeve dhe plotësuar hapësiren e punës me makineri dhe pajisje moderne. Qëllimi jonë është që kosumatoret të jenë të kënaqur, dhe te rrisim numrin e konsumatoreve të rij me kualitatin e lartë të prodhimeve të cilat i ofrojmë me çmime konkurruese, përgjigje te shpejte të porosive dhe shpërndarjën e shpejtë të produkteve. Plotësojmë kushte të larta te prodhimit, të cilat përputhen me praktikën e mirë higjienike dhe prodhuese, kontroll të rreptë në të gjitha fazat e prodhimit, si dhe garantojme kosumatorëve cilesin më të lartë të produkteve.
Marka jonë tregtare YAMM është gjithashtu e pranishme dhe jashtë vendit, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje dhe vende të tjera.