Përmbledhje

  • Sektorët Ndërtim / Imobilien / Patundshmëri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 134
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Alko Group, është kompani e specializuar për ndërtim, projektim dhe patundshmëri. Është themeluar dhe operon në tregun kosovar qysh prej vitit 2000. Që nga ajo kohë, vazhdon të ofrojë shërbime cilësore, kualitative dhe kreative për klientelën e vet.

Që nga themelimi, Misioni i Alko Group mbetet i qartë: përmes gamës së shërbimeve të saja të ofrojë cilësi, korrektësi dhe rehati maksimale për klientët.

Rritja e vazhdueshme e kërkesave të tregut dhe shtimi i klientelës aktive, ka bërë që Kompania jonë të mos ndalet së punuari asnjë çast për rafinimin dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve.

Së këndejmi, përmes ndërtimeve tona ekologjike, trajtimit dhe shfrytëzimit maksimal të hapësirës, plotësimin e të gjitha kushteve të nevojshme për një jetë të rehatshme e pa brenga sipas standardeve dhe kritereve evropiane,  estetikës  dhe kreativitetit, mëtojmë të bëhemi aleat i pandashëm i klientëve tanë në secilin hap të rëndësishëm të jetës së tyre.

Objektivi ynë parësor është krijimi i zgjidhjeve sa më diversive për klientët tanë. Prandaj, Alko Group, do të ofrojë shumë shpejt jo vetëm zgjidhje banimi në objekte shumëbanesore, por edhe komplekse ekskluzive rezidenciale, me villa, blloqe  ekskluzive banimi, hapësira rekreative, gjelbrim të shumtë etj.  Poashtu, në fushën e patundshmërive dhe ndërtimit, planifikojmë ta zgjerojmë tregun në mbarë hapësirat shqiptare.

SMART LLC