Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 185
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Camel është themeluar në vitin 1991 në qytetin e Mitrovicës. Në fillimet e saj, kjo ndërmarrje është marrë kryesisht me aktivitetin e shitjes, ndërsa gjatë 12 viteve të fundit merret ekskluzivisht me prodhim. Me mbi 50 të punësuar, Camel është tashmë një nga prodhuesit kryesorë në këtë fushë.

Që nga dita e themelimit e deri më sot, kompania është mbështetur në përkushtimin ndaj prodhimit, përqendrimin te nevojat e klientëve, investimet e vazhdueshme në pajisje moderne të prodhimit, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe përvojën e gjatë e përkushtimin e punonjësve të saj. Camel është tashmë një nga prodhuesit më seriozë në këtë sektor.

“Camel” është një organizatë dinamike që kërkon përmirësim dhe rritje të vazhdueshme. Synimi ynë është prodhimi i produkteve vendore cilësore, duke kontribuar njëkohësisht në mirëqenien sociale përmes punësimit të sa më shumë punëtorëve lokalë.

SMART LLC