Çeliku Plast
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 131
Përshkrimi i kompanisë
Ndërmarrja Çeliku PLAST është ndër bizneset më të hershme në Prizren, me traditë 60 vjecare.
Në fillim paraardhësit e pronarëve të tanishëm kanë ushtruar veprimtarinë (shërbimin ) si Dyqan i Pavarur Zejtar (DPZ). Me kalimin e kohës, duke përvetësuar profesionin e prindit nga djemtë e themeluesit të DPZ, në vitin 1982, është regjistruar; Organizata e Kontraktuar e Punës së Bashkuar-OKPB, duke ushtruar veprimtarinë metalo-përpunuese në prodhimin e detajeve (pjesëve) të makinave dhe makina të ndryshme, sipas porosisë.
Çeliku Plast është prodhues i elementeve për dyer dhe dritare, garnishte, llamperi, kënde dhe produkte të tjera plastike të teknologjisë së ekstrudimit dhe të injektimit.
Misioni i Çeliku Plast është që vazhdimisht të përmirësoj dhe ofrojë produkte cilësore nëpërmjet përdorimit optimal të teknologjisë dhe burimeve për të siguruar qëndrueshmëri dhe për të kontribuar në mirëqenien e përgjithshme njerëzore dhe ekonomike. Sistemi i integruar i menaxhimit (SIM) i Çeliku Plast është projektuar, zhvilluar dhe mirëmbahet në përputhje me kërkesat e ISO 9001:2015 (Cilësia), ISO 14001:2015 (Mjedisi) dhe ISO 45001:2018 (Shëndeti dhe Siguria profesionale).
Ndërmarrja NTSH Çeliku PLAST zhvillon veprimtarinë e saj në një sipërfaqe të mbuluar prej 1000 m2, me 12 punëtorë të punësuar me kontratë të rregullt pune.


