Përmbledhje

  • Sektorët Shërbime
  • Punë të postuara 0
  • Parë 136
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Kompania DHF është një emër lider në industrinë e naftës dhe gazit në Kosovë, e njohur për ofrimin e çmimeve më të mira në tregun vendor krahas shërbimeve efikase dhe kujdesit per klient. E themeluar nga Hysen Jusaj në vitin 2012, ku filloi me vetëm 1 pikë të shitjes dhe 6 punonjës.

Nëpërmjet përkushtimit, punës së palodhur dhe angazhimit për përsosmëri, kompania është rritur fuqishëm. Sot, ne operojmë me gjithsej 18 pika në mbarë Kosovën, me plane për këtë vit, për t’u zgjeruar në 20 pika në të ardhmen e afërt.

Suksesi ynë është ndërtuar mbi një bazë të integritetit, cilësisë dhe kënaqësisë së klientit. Ne krenohemi me cilësinë e produkteve tona të naftës nga Greqia dhe Shqipëria, ku ato i nënshtrohen testeve rigoroze në laboratorë të çertifikuar për të përmbushur standardet evropiane.

Për më tepër, pikave tona ju bashkangjiten edhe marketi “Stop & Shop”, duke ofruar një gamë të përshtatshme artikujsh ushqimore dhe jo ushqimore për klientët gjatë udhëtimeve të tyre të përditshme.

 

SMART LLC