Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 9
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

HYMERI LLC u themelua në shtator të vitit 2007 në Prishtinë,  me vizionin për t’u bërë kompani e specializuar në segmentin e ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse në tregun e Kosovës.

Që nga marsi i vitit 2009, pas një bashkëpunimi profesional dhe të besueshëm me prodhuesin KLEEMANN, kompania HYMERI LLC u bë partner i autorizuar dhe ekskluziv i KLEEMANN GROUP për territorin e tregut të Kosovës, dhe që nga ajo kohë njihet me emrin HYMERI KLEEMANN LLC.

Gjatë shtatë viteve të fundit, HYMERI KLEEMANN LLC ka vepruar me sukses në segmentin e projektimit, shitjes, instalimit dhe shërbimeve të mirëmbajtjes për modele të ndryshme të ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse në tregun e Kosovës.

Hymeri Kleemann operon në industrinë e ashensorëve dhe shkallëve lëvizëse, dhe është partner ekskluziv i grupit KLEEMANN në Shqipëri dhe Kosovë.

Produktet dhe shërbimet tona përfshijnë: Ashensorë elektrikë pa dhomë makinerie, Ashensorë elektrikë me dhomë makinerie, Ashensorë hidraulikë, Ashensorë për vila, Ashensorë për pasuri të paluajtshme (objekte banimi apo biznesi), Ashensorë për automjete, Ashensorë panoramikë, Ashensorë për spitale, Ashensorë për kuzhina, Shkallë lëvizëse, Shirita lëvizës (moving carpets).

SMART LLC