MEKA HALAL FOOD
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Ushqime / Pije
-
Punë të postuara 0
-
Parë 252
Përshkrimi i kompanisë
Meka Halal Food u themelua në vitin 1992 në Plavë të Dragashit, me pronar Burim Piraj.
Që nga 1992 Meka Halal Food, u mor me prodhim të suxhukut, më vonë të sallamit, proshutës, salsiçeve, pashtetës dhe rriskut të gjedhit dhe pulës, të gjitha të bëra nga përbërësit më të mirë në përputhje me rregullat e prodhimit të ushqimit hallall.
Po ashtu ofron edhe produkte të konservuara dhe gjellëra të gatshme.
Meka Halal Food ofron produkte të punuara nga mishi më i mirë në rajonin e Kosovës. Ushqim me cilësi të lartë pa përbërës artificialë dhe plot vlera ushqyese falë recetave të pasuara brez pas brezi dhe përgatitjes së kujdesshme.
Të gjitha produktet janë 100 % hallall, të siguruara në përputhje me standardet ndërkombëtare HACCP dhe BE.


