Metal Teknika Asllani
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Industri
-
Punë të postuara 0
-
Parë 173
Përshkrimi i kompanisë
Metal Teknika Asllani është kompani e specializuar në kryerjen e punimeve të konstruksioneve të LARTA dhe të ULTA nga Çeliku.
Bëjmë përpunimin me prerje, lakim, shpim dhe saldimin e të gjitha llojeve të metaleve me trashësi të ndryshme.
Themelet e kompanisë datojnë nga viti 1963 me emrin LLAMARINË PUNUES MORAVA.
Motivi i emërtimit erdhi nga rajoni i prejardhjes së themeluesit të saj Hasim Asllani.
Pas një pune të suksesshme dhe kreative, kjo kompani mori hov të zhvillimit duke e ri- dimensionuar profilin e saj në të gjitha sferat.
Në kohën e ri-profilizimit, kjo kompani emërohet METAL TEKNIKA ASLLANI, emër të cilin e mban edhe sot me plot krenari dhe mburrje për sukseset e saj ndër vite.
Përvoja e fituar në kohë e bën këtë kompani mire të organizuar dhe me një staf shumë profesional, duke vazhduar kështu të krijoj vende të reja pune dhe të avancoj furishëm drejt zgjerimit.
Veprimtarite e Kompanise / Company Activities
- Eksport – Import i mallrave të Hekurit dhe Metaleve me ngjyrë
- Përpunimi i hekurit me Prerje, Lakim, Saldim, Shpim, etj…
- Konstruksione të Larta dhe të Ulëta
- Porosi të Ndryshme
- Prodhim i të gjitha llojeve të profileve të metalit për industrinë e prodhimit të dyerve dhe dritareve të plastikes.
- Prodhimi i të gjitha llojeve të profileve nga metali me trashësi deri 5[mm] dhe diameter Ø 127[mm].
- Prerje e llamarinave në shirit.


