Përmbledhje

  • Sektorët Industri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 21
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

Fabrika e mobilieve “MOBELLAND” është kompani private e cila vepron në Republikën e Kosovës, përkatësisht në qytetin e Suharekës.

Fabrika e mobilieve “Mobelland” ka filluar veprimtarinë e saj afariste në vitin e 2001, si biznes i vogël individual, për të vazhduar pastaj trendin e suksesshëm të zhvillimit të saj dhe zgjerimit të afarizmit, duke u bërë kështu lider në fushën e ofrimit të mobilieve cilësore në drejtim të plotësimit të vazhdueshëm të nevojave dhe preferencave të klientëve, si dhe ofrimit të zgjedhjeve relevante për plotësimin e kërkesave të tyre.

Filozofia afariste e kompanisë sonë mbeshtetet në ofrimin e produkteve cilësore dhe shërbimeve profesionale për të siguruar një bashkëpunim të natyrshëm me klientët tanë në drejtim të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të tyre.

Fabrika e mobilieve Mobelland ofron nje gamë të gjerë të prodhimeve nga druri, përfshirë produktet në vijim: Prodhimin e kuzhinave, Dhoma gjumi, Dhoma për Fëmijë, Dhoma dite, Komodina, Paradhoma, Inventar për zyre, etj.

Gjithashtu pjesë e shërbimeve tona janë edhe ofrimi i matjeve profesionale, skicimi i punimeve përkatëse, si dhe projektmi dhe dizajnimi i modeleve të ndryshme në formë 3D.

SMART LLC