Përmbledhje

  • Sektorët Ndërtim / Imobilien / Patundshmëri
  • Punë të postuara 0
  • Parë 218
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

“Prima Group” është kompani me pervojë 12 vjeqare në ndërtim, e themeluar me qëllimin e vetëm që të sjell ndërtime të cilësisë së lartë në vend dhe treg. Kompania ka ndërtuar një numër të projekteve, dhe është e njohur për standarde të larta të ndërtimit, e veqanërisht e njohur për raportin me klientët.

Planet dhe ambiciet e kompanisë janë para-projekte të planifikuara me kohë të cilat janë qëllime për të ardhmen, dhe me këtë strategji të punës “Prima Group”, krenohet sepse asnjë projekt nuk mund të jetë i suksesshëm pa para-planifikim dhe kjo praktikohet që nga themelimi i kompanisë.

Jemi duke planifikuar edhe projekte të tjera për të ardhmen, të cilat  do të jenë në lokacionet më të mira të qytetit të Prishtinës, projekte këto të cilat do ti permbushin standardet më të larta bashkohore, ku për cdo projeket do të parashihen edhe  nevojat e kërkesat që mund të jenë veçori e së ardhmes.

Prima Group në vitet e ardhshme do të sjell projekte unike, frymëzuese dhe të reja në Kosovë, të cilat do t’iu dedikohen posaçërisht shoqërisë. Arkitektura dhe mundësitë që ajo na ofron do të luajnë një rol të madh në atë se çfarë duam të ndërtojmë në të ardhmen ku funksioni dhe shfrytëzueshmëria e hapsirës do të jenë pikat kyqe për të përmbushur kërkesat për një mënyrë jetese më të mirë në të ardhmen.

SMART LLC