
Shega Trans Kosova
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Transport / Lëvizje / Logjistikë
-
Punë të postuara 0
-
Parë 5
Përshkrimi i kompanisë
SHEGA TRANS KOSOVA është pjesë e kompanisë Shega Trans Sha e themeluar në korrik të vitit 2000 me 100% kapital shqiptar. Që nga fillimet e saj ajo arriti të marrë rolin udhëheqës në tregun e transportit dhe logjistikës.
Shega Trans sha është krenare që është e vetmja kompani transport shqiptar me mbulim kombëtar dhe nderkombetar kaq te gjere për shërbimet e saj. Gjatë viteve kjo kompani ka evoluar nga një transportues i thjeshtë në kompaninë me te madhe të Transportit dhe Logjistikës në Shqipëri, duke synuar me kohë për të udhëhequr ndjeshem dhe tregun e Kosoves e me gjere.
Duke u bazuar në aspiratën e kompanisë për zgjerimin e shërbimeve në rajon, në 2009 u krye hapi i parë për të arritur qëllimin kryesor, hapja e zyrës së Shega Trans Kosova. Sot, Shega trans Kosova funksionon si kompani me vete dhe është një element i rëndësishëm i të gjithë strukturës së Grupit të Kompanisë Shega Trans Sha.