Swiss Diamond Hotel Prishtina
Shto një vlerësim NdiqniPërmbledhje
-
Sektorët Hotele / Restorante
-
Punë të postuara 0
-
Parë 204
Përshkrimi i kompanisë
I vendosur në zemër të kryeqytetit, përballë qendrës, teatrit dhe Bulevardit “Nëna Terezë”, vetëm pak hapa larg Zyrave të Qeverisë dhe Komisionit Evropian, Swiss Diamond Hotel përfaqëson një kombinim unik dhe të mrekullueshëm të stilit imperial dhe atij modern. Pas fasadës së tij elegante, hoteli ofron një botë mbretërore luksi.
Swiss Diamond Hotel Prishtina ofron shërbime dhe ambiente si: Restorant, Lounge Bar, Sushi Bar, Tarracë (në dispozicion gjatë gjithë vitit), 6 salla konferencash me madhësi dhe kapacitet të ndryshëm (nga 8 deri në 300 persona), Qendra Venus Health and Spa, Qendra mjekësore Diamond Medical.
Swiss Diamond Hotel Prishtina është vlerësuar ndërkombëtarisht me çmimin “5 Yje” nga Akademia Amerikane e Shkencave të Mikpritjes, si dhe me çmime të tjera të rëndësishme ndërkombëtare për ambientin luksoz dhe shërbimin e personalizuar që ofron.
Swiss Diamond Hotel Prishtina përfaqëson standardet më të larta të luksit në Kosovë – me ambient imperial-modern, restorante cilësore, qendër spa të përmasave të mëdha, dhe kapacitete të larta për evente e për pushime premium. Është zgjedhja ideale për mysafirë biznesi, çiftë, familjarë etj.


