Përmbledhje

  • Sektorët Ushqime / Pije
  • Punë të postuara 0
  • Parë 153
jobcenter

Përshkrimi i kompanisë

DEA filloi prodhimin në vitin 2004. Gjatë dy viteve të para, kompania hyri me sukses në treg dhe përjetoi një rritje të shpejtë. Kjo ndodhi falë cilësisë së lartë të ujit, cilësisë së prodhimit si dhe promovimit të duhur të produkteve.

Sa i përket standardeve të ujit të ambalazhuar, DEA i përmbush të gjitha standardet botërore. Në vitin 2006, DEA u certifikua me ISO 22000 dhe HACCP, të cilat garantojnë sigurinë e prodhimit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Cilësia e ujit natyral mineral DEA është certifikuar nga KFOR, ku DEA është furnizuesi kryesor i KFOR-it, si dhe i bazave të Ushtrisë Amerikane (US ARMY) në Evropë dhe Afrikë, ambasadave ndërkombëtare, si dhe shumë institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

DEA është e certifikuar me ISO 22000:2005, HACCP dhe ISO 17025 që nga viti 2006. Masat e marra na mundësojnë të ofrojmë për konsumatorin një produkt me cilësi të lartë, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Për të ruajtur pastërtinë e ujit, mbushja realizohet me garanci maksimale sigurie dhe me një teknologji avangarde të fjalës së fundit.

SMART LLC