
Arkitekt për Dizajn të Brendshëm
Projekte @JOBCENTER direct Postuar 12 orë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 11109
-
Career Level Manager
-
Experience 2 Years
-
Industry Development
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Përgjegjësitë kryesore:
-
Konceptimi dhe zhvillimi i projekteve të dizajnit të brendshëm për hapësira banimi, komerciale apo institucionale.
-
Hartimi i planeve, renderimeve dhe vizualizimeve 3D me programe profesionale (p.sh. AutoCAD, Revit, SketchUp, Lumion, 3ds Max).
-
Përgatitja e prezantimeve dhe dokumentacionit teknik të projekteve.
-
Bashkëpunimi me klientët për të kuptuar nevojat, buxhetin dhe preferencat e tyre estetike.
-
Koordinimi me ekipin e ndërtimit, furnitorët dhe palët e tjera për zbatim efikas të projekteve.
-
Mbikëqyrja e fazës së implementimit për të siguruar cilësinë dhe përputhshmërinë me konceptin fillestar.
Kualifikimet:
-
Diplomë universitare në Arkitekturë ose Dizajn të Brendshëm.
-
Përvojë pune në fushën e dizajnit të brendshëm (së paku 2 vite përvojë është përparësi).
-
Njohuri të avancuara në programe si AutoCAD, Revit, SketchUp, Lumion, Photoshop apo programe të ngjashme.
-
Aftësi të shkëlqyera kreative, analitike dhe komunikimi.
-
Kujdes i lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
-
Njohuri të mira të gjuhës angleze (gjuhë të tjera janë përparësi).
Ne ofrojmë:
-
Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues me projekte sfiduese.
-
Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime në fushën e dizajnit dhe teknologjisë.
-
Pagesë konkurruese dhe bonuse varësisht nga performanca.
-
Orar fleksibil dhe mundësi pune hibride (zyre dhe nga distanca).
-
Hapësirë për kreativitet dhe ndikim real në dizajnin e projekteve.
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Arkitekt / Arkitekte
- @ TeknoLogic
- Podgorica, Mali i Zi