Asistente Ekzekutive
Punë-Orari 100% @Creative Ink Postuar 3 javë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 11756
-
Career Level Manager
-
Experience 2 Years
-
Industry Development
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Përgjegjësitë kryesore:
-
Ofron mbështetje administrative dhe organizative për Drejtorin Ekzekutiv dhe ekipin menaxhues.
-
Koordinon takimet, përgatit axhendat dhe mban procesverbalet.
-
Menaxhon komunikimin (email-et, telefonatat dhe korrespondencën zyrtare).
-
Përgatit raporte, prezantime dhe dokumente të tjera zyrtare.
-
Organizon udhëtime pune, rezervime dhe ngjarje të brendshme.
-
Siguron ruajtjen e konfidencialitetit dhe profesionalizmit në çdo detyrë.
-
Ndihmon në ndjekjen e projekteve dhe afateve të brendshme të kompanisë.
Kualifikimet:
-
Diplomë universitare (preferohet në Administratë Biznesi, Menaxhim ose fusha të ngjashme).
-
Përvojë pune e mëparshme si asistente ekzekutive, asistente personale ose në rol të ngjashëm (së paku 2 vite).
-
Shkathtësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
-
Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze.
-
Njohuri shumë të mira të paketës MS Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook).
-
Diskrecion i lartë dhe aftësi për të punuar në mjedis dinamik.
Ne ofrojmë:
-
Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
-
Mundësi zhvillimi profesional dhe ngritjeje në karrierë.
-
Trajnime të vazhdueshme për zhvillim personal dhe profesional.
-
Pagë konkuruese dhe benefite shtesë.
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Asistent Ekzekutiv/e
- @ Creative Ink
- Ulqin, Mali i Zi


