
Avokat/e për Çështje Pronësie
Punë-Orari 100% @WorkWise Consulting Postuar 1 ditë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 4368
-
Career Level Manager
-
Experience 3 Years
-
Industry Management
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Detyrat kryesore:
-
Këshillim ligjor dhe përfaqësim të klientëve në çështje që lidhen me prona, legalizime, regjistrime në ZRPP / ASHK
-
Hartimi dhe verifikimi i kontratave të shitblerjes, dhurimeve, qirasë, hipoteka, etj.
-
Ndjekja e procedurave administrative dhe gjyqësore për zgjidhjen e konflikteve pronësore
-
Hartimi i padive, ankesave, kërkesave dhe përfaqësimi përpara gjykatave të të gjitha shkallëve
-
Konsultimi me institucionet publike dhe private për çështje pronësie
Kualifikimet e kërkuara:
-
Diplomë në Drejtësi dhe licencë e vlefshme si Avokat (nga Dhoma e Avokatisë)
-
Minimumi 2–3 vite përvojë konkrete në fushën e pronave
-
Njohje shumë të mira të legjislacionit mbi pronësinë, tokën dhe procedurat përkatëse
-
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar raste të shumta njëkohësisht
-
Aftësi të shkëlqyera në shkrim ligjor dhe komunikim me klientët
-
Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
Ne ofrojmë:
-
Ambient profesional dhe bashkëpunues
-
Pagesë konkurruese në përputhje me përvojën dhe performancën
-
Mbështetje me asistencë ligjore dhe logjistike
-
Mundësi për rritje dhe përfshirje në raste të rëndësishme
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Asistente Administrative
- @ JOBCENTER direct
- Ferizaj, Kosovë