Avokat/e për Çështje Pronësore

Punë-Orari 50% @WorkWise Consulting Punë me email

Detajet e punës

  • ID e punës 3386
  • Career Level  Manager
  • Experience  2 Years
  • Industry  Development
  • Qualifications  Diplomë
jobcenter

Përshkrimi i punës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Këshillimi dhe përfaqësimi ligjor i klientëve në çështje të pronësisë (legalizime, konteste pronësore, regjistrime, etj.).

  • Hartimi dhe verifikimi i kontratave të shitblerjes, qirasë, dhuratës dhe dokumenteve të tjera pronësore.

  • Ndjekja e procedurave administrative dhe gjyqësore pranë institucioneve shtetërore dhe gjykatave.

  • Bashkëpunimi me noterë, kadastër, avokatë të tjerë dhe palë të treta për zgjidhjen e çështjeve.

  • Hulumtimi i legjislacionit dhe përgatitja e opinionit ligjor për raste të caktuara.

📌 Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në drejtësi.

  • Licencë aktive për ushtrimin e profesionit të avokatit.

  • Përvojë e dëshmuar në çështje pronësore (minimumi 2-3 vite).

  • Njohuri të thelluara të legjislacionit mbi pronësinë, tokën, urbanistikën dhe procedurat administrative.

  • Aftësi shumë të mira analitike, komunikuese dhe përfaqësimi në gjykatë.

  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar raste komplekse.

  • Njohja e gjuhës angleze – avantazh.

💼 Ne ofrojmë:

  • Pagë konkurruese në bazë të përvojës dhe performancës.

  • Mundësi për angazhim afatgjatë dhe avancim profesional.

  • Ambient pune profesional dhe mbështetës.

  • Bashkëpunim me ekspertë dhe projekte të rëndësishme pronësore.

Side Promo

Aftësitë e kërkuara

Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë