Konsulent/e për çështje ligjore dhe kontrata
Punë-Orari 50% @WorkWise Consulting Postuar 1 ditë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 11179
-
Career Level Manager
-
Experience 2 Years
-
Industry Development
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
Përgjegjësitë kryesore:
-
Hartimi, rishikimi dhe interpretimi i kontratave dhe dokumenteve ligjore të kompanisë.
-
Sigurimi që aktivitetet dhe marrëveshjet e kompanisë janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
-
Ofrimi i këshillave ligjore për menaxhmentin dhe departamentet e tjera në lidhje me çështje të ndryshme operative.
-
Përgatitja e dokumentacionit për procedura administrative, gjyqësore apo tenderuese.
-
Ndjekja e ndryshimeve ligjore dhe rekomandimi i përditësimeve të nevojshme në politikat e kompanisë.
-
Përfaqësimi i kompanisë në komunikim me institucionet publike, palët kontraktuale dhe partnerët e biznesit.
Kualifikimet:
-
Diplomë universitare në drejtësi (Bachelor ose Master).
-
Përvojë pune në fushën ligjore, preferohet në sektorin privat ose në kompani.
-
Njohuri të shkëlqyera të ligjeve komerciale, të punës dhe të kontratave.
-
Aftësi të forta analitike, organizative dhe komunikative.
-
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër është përparësi).
-
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të dhënë zgjidhje të shpejta ligjore.
Ne ofrojmë:
-
Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
-
Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
-
Pagesë konkurruese dhe përfitime shtesë në bazë të performancës.
-
Trajnime dhe mbështetje në përditësimin e njohurive ligjore.
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Përmbarues/e privat/e
- @ WorkWise Consulting
- Fushë Kosovë, Kosovë


