
Menaxher/e Kontabiliteti
Punë-Orari 100% @JOBCENTER direct Postuar 9 orë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 5649
-
Career Level Manager
-
Experience 4 Years
-
Industry Finance
-
Qualifications Diplomë
Përshkrimi i punës
✅ Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
-
Organizimi dhe drejtimi i departamentit të kontabilitetit
-
Mbikëqyrja e regjistrimeve financiare dhe përgatitja e pasqyrave financiare mujore/vjetore
-
Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve financiare dhe tatimore sipas afateve ligjore
-
Monitorimi i cash flow-it dhe analizimi i performancës financiare të kompanisë
-
Menaxhimi i raporteve me organet tatimore dhe institucionet financiare
-
Zbatimi i politikave financiare dhe kontrolli i brendshëm kontabël
-
Koordinimi me auditorë të jashtëm dhe të brendshëm
-
Trajnimi dhe mbështetja e stafit kontabël
📋 Kualifikimet e kërkuara:
-
Diplomë universitare në Kontabilitet, Financë, Ekonomi ose fusha të ngjashme
-
Minimum 3–5 vite përvojë pune në kontabilitet, prej tyre të paktën 2 vite në rol menaxherial
-
Njohuri të thelluara të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit (NCA/IFRS)
-
Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e softuerëve financiarë (p.sh. Alpha, Financa 5, Excel, etj.)
-
Aftësi të forta analitike, organizative dhe të udhëheqjes së ekipit
-
Njohuri të mira të ligjit tatimor dhe rregulloreve financiare
-
Njohja e gjuhës angleze (e domosdoshme), gjermanisht (avantazh)
💼 Çfarë ofrojmë:
-
Pagë konkurruese dhe bonus mbi performancë
-
Kontratë të rregullt pune dhe siguri të lartë në vendin e punës
-
Ambient profesional dhe bashkëpunues
-
Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme
-
Përfshirje aktive në vendimmarrje financiare brenda kompanisë