
Shpërndarës Mallrash
Punë-Orari 50% @Mix Digital Postuar 5 ditë më parë Lista e ngushtë Punë me emailDetajet e punës
-
ID e punës 10436
-
Career Level Manager
-
Experience Less Than 1 Year
-
Industry Development
-
Qualifications Certifikatë
Përshkrimi i punës
Përgjegjësitë kryesore:
-
Dorëzimi i mallrave tek klientët sipas orarit dhe destinacioneve të përcaktuara.
-
Ngarkimi dhe shkarkimi i mallrave me kujdes për të shmangur dëmtimet gjatë transportit.
-
Kontrollimi i sasisë dhe cilësisë së produkteve përpara dhe pas dorëzimit.
-
Mbajtja e dokumentacionit të nevojshëm për çdo shpërndarje (fatura, lista transporti, nënshkrime).
-
Raportimi i çdo vonese, problemi teknik ose dëmtimi gjatë procesit të shpërndarjes.
-
Kujdesi për mjetin transportues dhe raportimi i rregullt i gjendjes së tij.
-
Respektimi i rregullave të trafikut dhe i standardeve të sigurisë gjatë vozitjes.
Kualifikimet:
-
Leje drejtimi për kategorinë B (kategoria C është përparësi).
-
Përvojë e mëparshme në shpërndarje ose logjistikë është e dëshirueshme.
-
Njohja e mirë e rrugëve lokale dhe rajonale.
-
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi të lartë.
-
Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar në orar dinamik.
-
Komunikim korrekt dhe qëndrim i sjellshëm me klientët.
Ne ofrojmë:
-
Punë të qëndrueshme në një kompani serioze dhe në zhvillim.
-
Pagë konkurruese dhe bonuse në bazë të performancës.
-
Ambient pune bashkëpunues dhe mbështetës.
-
Mundësi për trajnime dhe avancim në karrierë.
Aftësitë e kërkuara
Punë të tjera që mund t'ju pëlqejnë
-
Shitës/e
- @ Talent Export
- Berat, Shqipëria